Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDigjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit ende në intervenim

Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit ende në intervenim

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në lagjen Matiqan të Prishtinës  ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet tym i dendur që ngrihet nga objekti, ndërsa në zonë dëgjohen sirenat e automjeteve të zjarrfikësve, të cilët po punojnë për lokalizimin e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa deri më tani nuk është raportuar nëse ka persona të lënduar.

Në një prononcim të shkurtër për Klankosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, konfirmoi se një shtëpi është përfshirë nga zjarri pranë shkollës “Mileniumi i Tretë” në Matiqan.

Ai bëri të ditur se ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar me rastin.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT