Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një 30-vjeçare nga një situatë e rrezikshme në...

Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një 30-vjeçare nga një situatë e rrezikshme në Kaçanik

Të martën rreth orës 18:20, stacioni policor në Kaçanik është njoftuar nga një njësi e Trafikut Rajonal, e cila gjatë patrullimit në rrugën magjistrale kishte vërejtur një 30 vjeçare, duke ecur në pjesën e betonuar të urës, në afërsi të Fushës së Pajtimit, në rrethana që kishin ngritur dyshime për rrezik të mundshëm ndaj jetës së saj.

Sipas policisë, pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë patrullat policore, Njësia e Hetimeve, Njësia e Zjarrfikësve dhe ekipi i Emergjencës, transmeton Klankosova.tv.

Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, rreth orës 18:35 personi është larguar me sukses nga zona e rrezikshme dhe është vendosur në një vend të sigurt, pranë rrethrrotullimit te Fusha e Pajtimit.

“Në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës i ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe Qendra për Punë Sociale, pasi personi nuk kishte familjarë apo persona përgjegjës që të kujdeseshin për të”, thuhet në njoftim.

Policia e Kaçanikut ka bërë të ditur se në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe strehimin e personit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT