Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizOrkestra e Filharmonisë me koncert të veçantë në Prishtinë

Orkestra e Filharmonisë me koncert të veçantë në Prishtinë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, të premten  vjen me një koncert të veçantë.

Ylli italian i flautit Andrea Griminelli do të vijë në Prishtinë për një mbrëmje të paharrueshme. Nën drejtimin e mjeshtrit Dario Salvi, Griminelli do të luajë Koncertin për flaut nr. 1 të Mozartit dhe, më pas, së bashku me flautisten e mirënjohur kosovare Venera Mehmetagaj – Kajtazi, do të interpretojnë kohën e tretë të Koncertit për dy flaute nga Cimarosa.

Në këtë mbrëmje, në shënim të 255-vjetorit të lindjes së Beethovenit, orkestra do të interpretojë Simfoninë e 8-të të gjeniut klasik, ndërsa gjithashtu do të interpretohet edhe premiera e veprës ‘Rush Hour 2’ nga kompozitori kosovar Lum Halabaku, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë koncert, do të nisë cikli i koncerteve drejt shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës.

Kjo ngjarje kulturore do të mbahet me 31 janar në ora 19:30 në Atelienë e Pallatit të Rinisë, Prishtinë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT