Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Fatmir Limaj, ka folur rreth Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në shkurt të 2023-tës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Limaj tha se Kurti e ka lënë vendin në obligime të mëdha e që këto obligime shkojnë edhe deri në autonomi në veri.
“Ka mjaft pak hapësirë për ta negociuar atë marrëveshje, shumë pak hapësirë ka. Nëse mblidhen njerëzit me eksperiencë tek draft-statuti mund të bëhet diçka. Ky njeri e ka futur në obligime të mëdha vendin me atë marrëveshje”, tha Limaj në Klan Kosova.
“Zbatimin e marrëveshjes të një Asociacioni ose autonomie të serbëve në veri në Kosovës”, theksoi ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


