Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mirëpritur marrëveshjen e raportuar për çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, duke e cilësuar atë si një “hap konstruktiv drejt paqes”.
Kallas tha se zbatimi i këtij plani mund të hapë rrugën për përfundimin e konfliktit dhe stabilizimin e situatës në rajon.
Sipas planit të raportuar, armët e Hamasit dhe grupeve të tjera do të hiqen nga përdorimi dhe do të vendosen nën një mekanizëm të mbikëqyrur ndërkombëtarisht, ndërsa procesi do të shoqërohet me ndalimin e luftimeve dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza.
Megjithatë, marrëveshja përballet ende me paqartësi, pasi palët kanë mosmarrëveshje për renditjen e hapave që duhet të ndërmerren. Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit, ndërsa grupi palestinez e lidh këtë proces me tërheqjen izraelite dhe përfundimin e operacioneve ushtarake.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se është i gatshëm të luajë rol në zbatimin e planit dhe në përpjekjet për stabilizimin e Gazës pas konfliktit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


