Një vetaksident pas mesnate ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, në fshatin Bresalc.
Si pasojë vozitësi ka pësuar lëndime të lehta, ku i njëjti pas trajtimit është liruar për në shtëpi.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Një vetaksident trafiku ka ndodhë pas mesnate në magjistralen Gjilan-Prishtinë në fshatin Bresalc komuna Gjilan. Policia e Kosovës njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se ka ndodhë një vetaksident ku një veturë me tabela vendore dyshohet se ka humbë drejtimin dhe është përplas jashtë rrugës. Me këtë rast vozitësi ka kërkuar ndihmë në spitalin rajonal dhe raportohet se ka pësuar lëndime të lehta dhe lirohet në shtëpi”, tha Hashani për Klankosova.tv.
Rasti po hetohet nga hetues të trafikut rajonal në Gjilan.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


