Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeAgjencia e Menaxhimit Emergjent apel qytetarëve:  Kujdes nga shpërthimi i zjarrëveve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel qytetarëve:  Kujdes nga shpërthimi i zjarrëveve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka lëshuar apel urgjent për qytetarët, veçanërisht për fermerët dhe bujqit, pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për temperatura të larta, duke theksuar se rreziku për shpërthim dhe përhapje të zjarreve në fusha dhe pyje është shumë i lartë.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese, duke ndaluar rreptësisht djegien e kashtës, mbetjeve bujqësore dhe vegjetacionit pas korrjeve, si dhe ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura.

Agjencia rekomandon shmangien e punëve të rënda fizike në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa qytetarëve u bën thirrje të mos hedhin bishta cigaresh apo mbeturina qelqi në natyrë dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri në numrat emergjentë 112, 192 ose 193.

AME thekson se shkaktimi i zjarreve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të trajtohet nga organet e rendit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT