Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se 15 persona janë pranuar në Repartin e Emergjencës pas tri aksidenteve të ndryshme të trafikut.
Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në Mrasor, Rahovec dhe në qytetin e Gjakovës, ndërsa të lënduarit janë pranuar pothuajse në të njëjtën kohë, rreth orës 19:10.
Pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, pacientët janë sistemuar në repartet përkatëse.
Nga gjithsej 15 persona të pranuar në Emergjencë:
- 3 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë;
- 5 janë pranuar në Repartin e Ortopedisë;
- 1 pacient në Repartin e Kirurgjisë;
- 1 paciente shtatzënë në Repartin e Gjinekologjisë;
- 1 fëmijë në Repartin e Pediatrisë;
- 4 pacientë janë liruar për trajtim në shtëpi.
Spitali nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


