Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajme​Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit

​Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit.

Kjo platformë do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha se ky është një hap i rëndësishëm, i cili sipas tij tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar Mbikëqyrës i APK, Adnan Rrustemi shtoi se çdo raportim i korrupsionit në këtë platformë është një hap drejt një shoqërie më të drejtë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP ne Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të heq rreziqet në lansim të kësaj platforme.

Në fund, u prezantua edhe aplikacioni për raportimin e korrupsionit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT