Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur ende në Prokurorinë Speciale ku ishte i ftuar nga ora 09:30 në cilësinë e dëshmitarit, raporton EkonomiaOnline.
Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, por zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, e kishte cilësuar këtë ftesë si tentim për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


