Një parti me seli në Mitrovicën e Veriut, pra Lista Serbe është partia që i është refuzuar pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mirëpo lidhur me këtë vendim ata kanë gëzuar të drejtën që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Lidhur me këtë, për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, gazetari korrespodent Urall Boshnjaku dha disa detaje, transmeton Klankosova.tv.
“Këtë të drejtë të tyre ligjore, Lista Serbe e ka ushtruar, ku PZAP-ja ka vendosur në favor të ankesës për të marr pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe për t’i certifikuar deputetët e saj të cilët kanë kaluar nëpër kontrollon financiar të partive politike. Pas këtij vendimi ka reaguar KQZ-ja dhe zëdhënësi i saj duke thënë se po presin këshillën juridike që është dhënë nga PZAP-ja për ushtrimin e një ankese deri në 48 orë në Gjykatën Supreme. Deri të kalojë kjo kohë, KQZ-ja do ta fus në rend dite edhe një herë këtë ankesë që vije nga Lista Serbe. Ndërsa nga Lista Serbe ka pasur reagim të menjëhershëm për moscertifikim e saj”, tha Boshnjaku.
Sakaq vendimi i KQZ-së ngjalli shumë reagime edhe nga ndërkomëbëtarët.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


