Hoxhë Ladi, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për rëndësinë e marrëdhënies mes bashkëshortit dhe bashkëshortes, duke theksuar se ajo bazohet në ligje hyjnore dhe profetike.
Sipas tij, në fenë islame, burri dhe gruaja janë krijuar për ta plotësuar njëri-tjetrin, ndërsa gruaja ka një rol të veçantë në familje dhe në shoqëri, transmeton Klankosova.tv.
“Raporti i bashkëshortit me bashkëshorten është një raport i vendosur mbi ligje hyjnore dhe profetike, i cili ka një rëndësi të veçantë. Zoti thotë se e ka krijuar njeriun mashkull dhe femër, ndërsa gruan e ka krijuar që të jetë qetësi për burrin dhe ta plotësojë atë. Pra, një burrë nuk është i plotësuar pa gruan e vet”, u shpreh Hoxhë Ladi.
Ai shtoi se gruas i është besuar një nga përgjegjësitë më të rëndësishme në shoqëri, edukimi i brezave.
“Është gruaja ajo së cilës i është besuar pjesa më e lartë e shoqërisë, që është edukimi, dhe Zoti e konsideron atë nënë”, deklaroi Hoxhë Ladi.


