Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeArsenali siguron transferimin e Bruno Guimaraes, kapiteni i Newcastle kalon për 87.5...

Arsenali siguron transferimin e Bruno Guimaraes, kapiteni i Newcastle kalon për 87.5 milionë euro

Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e njërit prej objektivave kryesorë të merkatos, kapitenit të deritashëm të Newcastle Unitedit, Bruno Guimaraes.

Sipas raportimit të “Sky Sports”, marrëveshja është arritur të mërkurën paradite, ndërsa mesfushori brazilian do t’i bashkohet Arsenalit për 75 milionë funte, apo rreth 87.5 milionë euro.

Guimaraes ka marrë lejen nga Newcastle për të udhëtuar dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te kampioni në fuqi i Anglisë.

Futbollisti 28-vjeçar luan në pozitën e mesfushorit dhe pjesë e Newcastle ishte që nga viti 2022. Para kalimit në Premier League, ai kishte luajtur për dy sezone te Lyoni në Francë, ndërsa karrierën e ka nisur te skuadrat braziliane Athletico Paranaense dhe Audax.

Për përfaqësuesen e Brazilit, Guimaraes ka zhvilluar 48 paraqitje.

Braziliani pritet të ketë rol të rëndësishëm te Arsenali në sezonin e ri, pasi skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon ta mbrojë titullin e Premier Leagues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT