Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmePër 15 minuta kapen hajnat që vodhën një fabrikë në Dragash

Për 15 minuta kapen hajnat që vodhën një fabrikë në Dragash

Brenda 15 minutave, Policia ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje në një fabrikë në Dragash, e cila aktualisht nuk është në funksion.

Sipas njoftimit të policië, rreth orës 22:30 është arrestuar i dyshuari i parë brenda fabrikës, ndërsa rreth orës 22:45 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes, te të dyshuarit,  janë gjetur mjete të përdorura për  vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit. Përveç hetuesve të Stacionit Policor të Dragashit edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit (meshkuj të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve dhe disa mjete pune të përdorura gjatë veprës penale.

“Policia është duke punuar  me përkushtim për mbledhjen e  dëshmive lidhur me rastin ne fjale si dhe lidhjen  e të dyshuarve me veprat tjera te njëjta”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT