Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni

Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar deputetin Pal Lekaj në shtëpinë e tij, si dhe bashkëluftëtarin e tij, Nik Hiseni në Nec.

Në një postim në Facebook, ai u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve katolikë.

“Gëzimi i festës së Krishtlindjeve më solli në Novosellë, në shtëpinë e mikut dhe bashkudhëtarit politik, deputetit Pal Lekaj dhe në shtëpinë e bashkëluftëtarit tim Nik Hiseni në Nec. Tradita e festimit të Krishtlindjeve në familjet tona është dëshmi e harmonisë dhe vlerave të përbashkëta që na bashkojnë si komb”.

“Kjo ditë e shenjtë na kujton se fuqia jonë qëndron në unitetin dhe respektin e ndërsjellë, vlera këto që i kemi ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi. Për shumë mot Krishtlindjet të gjithë besimtarëve katolikë!”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT