Një grua nga Miçigan i ShBA-së e ka festuar Krishtlindjen në një mënyrë të papritur, duke fituar 1 milion dollarë nga një biletë lotarie që e bleu për veten.
66-vjeçarja nga Clinton County, e cila kishte blerë disa bileta për t’i dhënë si dhurata për anëtarët e familjes, zgjodhi një biletë vetëm për veten e saj.
Ajo e ka treguar se e ka kontrolluar biletën gjatë festës së Krishtlindjeve, dhe në fillim ka menduar se kishte fituar 1,000 dollarë. Por, kur e skanoi biletën në aplikacionin e lotarisë, shifra e fitimit që doli në ekran ishte 1 milion dollarë! Ajo e ka ndarë lajmin me familjen dhe e ka ruajtur biletën në kasafortë menjëherë.
Gruaja thotë se kjo është një traditë e familjes së saj që dhuron bileta lotarie për Krishtlindje çdo vit dhe se babai i ka thënë gjithmonë se një ditë dikush do të fitojë shumë. Tani, ajo planifikon të përdorë disa nga paratë për udhëtime dhe pjesën tjetër ta ruajë në kursime.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


