Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDisa lagje të kryeqytetit mbesin disa orë pa ujë

Disa lagje të kryeqytetit mbesin disa orë pa ujë

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet fjalë për rrugët “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe “Ulpiana” në kryeqytet.

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë  të furnizimit me  ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të Prishtinës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT