Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeBedri Hamza takon ambasadorin zviceran: Zvicra mbështetëse e palëkundur e Kosovës 

Bedri Hamza takon ambasadorin zviceran: Zvicra mbështetëse e palëkundur e Kosovës 

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Hamza ka treguar marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e kësaj të fundit në përkrahjen e vendit në çdo etapë të zhvillimit, njofton Klankosova.tv.

“Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hamza theksoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përqendruar në integrimet euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT