Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë, në vendin e njohur si Rrethi i Stacionit të Autobusëve.
Sipas informacioneve nga lexuesit e Klankosova.tv, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë të kryeqytetit janë krijuar kolona të gjata, duke vështirësuar qarkullimin.
Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin.


