Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë...

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Një vatër zjarri është shfaqur në një zonë malore mes njësive administrative Kolsh dhe Surroj, në afërsi të Rrugës së Kombit, rreth dy kilometra larg tunelit të Kalimashit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e zjarrit po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

Forcat e zjarrfikëses, strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorë të zonës janë mobilizuar dhe janë nisur drejt vatrës së zjarrit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo rrezik për persona, ndërsa ndërhyrja po përqendrohet në izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme në terrenin malor.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa kushtet e motit, me temperatura të larta dhe erë, mbeten faktorë që po vështirësojnë punën e ekipeve në terren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT