Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK paraqet shqetësimet e veteranëve para zyrtarëve të Ambasadës amerikane

OVL-UÇK paraqet shqetësimet e veteranëve para zyrtarëve të Ambasadës amerikane

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku janë diskutuar çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të luftës.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, gjatë takimit janë trajtuar tema me interes për veteranët, ndërsa është theksuar rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT