Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizAbdixhiku: Investimet në sport do të kthejnë ëndrrën për atdheun që shkëlqen

Abdixhiku: Investimet në sport do të kthejnë ëndrrën për atdheun që shkëlqen

Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka bërë të ditur se sot i ka takuar vajzat e klubit të volejbollit “Fushë Kosova”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se para tyre ka shpalosur projektet konkrete të programit tonë Rruga e Re, dhe investimet e planifikuara që do t’i frymëzojnë atletët e rinj.

“U tregova për Qendrën Kombëtare të Sportit me investim €120 milionë që do ta ndërtojmë në Bërnicë të Prishtinës, ku do të përfshihet edhe Pallati Kombëtar me salla moderne për sportet e dorës si basketbolli, hendbolli e volejbolli e plot 8000 ulëse kapacitet”.

“Askush nuk mund të bëhet kampion pa ëndrra të mëdha. Është koha ta rikthejmë ëndrrën tonë të madhe për atdheun që shkëlqen”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT