Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka thënë për Klankosova.tv se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKU.
“22 persona janë trajtuar në QKUK. Nuk kanë pasur lëndime të rënda, nuk është paraparë që ta vazhdojnë trajtimin në QKU”, tha Syla për Klankosova.tv.
Ndërsa, zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi, gjatë ditës ka thënë për Klankosova.tv se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti në rrugën Pejë-Prishtinë
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


