Zyrtarët austriakë kanë deklaruar se sulmi në Austri ku mbeti i vrarë një 14 vjeçarë dhe u plagosën pesë të tjerë ishte sulm islamik, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Sulmi ndodhi të shtunën në Villach, një qytet afër kufirit me Italinë dhe Slloveninë, dhe tre nga ata që u plagosën mbeten në kujdesin intensiv, thanë autoritetet.
Një azilkërkues sirian 23-vjeçar, i cili u ndalua në vendngjarje, është akuzuar për vrasjen.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner tha se një flamur i grupit të Shtetit Islamik ishte gjetur në banesën e tij.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


