Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, është ekstraduar nga Spanja në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se ekstradimi është realizuar të mërkurën, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe institucionet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë”.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Spanjës.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për procedurat e mëtejshme ligjore.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv


