Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeShowbizZgjedhjet e 28 dhjetorit, sot bëhet tërheqja e shortit për renditjen e...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite është edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në ora 18:00.


Në rend dite po ashtu është shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025

Ndër të tjera, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.

Ndryshe, sot është afati i fundit për aplikim për regjistrim për votim jashtë Kosovës– deri në ora 23:59.

KQZ i ka bërë thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën tënde për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Edhe për verifikimin e Qendrës së votimit sot është afati i fundit. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT