Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeGarë me armë në nderim të policëve të rënë në krye të...

Garë me armë në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës

Në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, Federata e Shenjëtarisë së Kosovës ka organizuar garën tradicionale “Kupa Dita e Policisë së Kosovës”.

Në garën e zhvilluar në disa disiplina dhe kategori morën pjesë sportistë nga klube të ndryshme, ndërsa disa prej rezultateve më të mira u arritën nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe sportistë të klubeve vendore.

Në disiplinën pushkë serike, në kategorinë senior për meshkuj, vendin e parë e zuri Besim Paçarizi nga Policia e Kosovës me 164 rrathë. Te femrat, më e suksesshmja ishte Armela Lahu nga Anamorava me 126 rrathë.

Në pushkë standarde për seniorë, te meshkujt triumfoi Drilon Ibrahimi nga Polici me 617 rrathë, ndërsa te femrat Dhurata Ibrahimi nga Katana me 606.7 rrathë.

Në pistoletë standarde për seniorë, rezultatin më të mirë te meshkujt e arriti Nexhat Sahiti nga Katana me 564 rrathë.

Pas përfundimit të garave u ndanë edhe shpërblimet për sportistët më të mirë, bazuar në rezultatet e tyre në disiplinat përkatëse.

Federata e Shenjëtarisë së Kosovës falënderoi Policinë e Kosovës, klubet, sportistët, gjyqtarët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në organizimin e kësaj gare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT