Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeMoti nesër: Mëngjesi s’është për maicë, ditën temperaturat deri në 24 gradë

Moti nesër: Mëngjesi s’është për maicë, ditën temperaturat deri në 24 gradë

Mëngjesi i nesërm në Kosovë do të jetë i freskët, me temperatura minimale që pritet të zbresin deri në 6 gradë.

Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat do të rriten deri në 24 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Sinjali.

Pra, në mëngjes një xhaketë nuk do të ishte ide e keqe, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë dukshëm më i ngrohtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT