Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmePropaganda ruse | Zelensky s’ia fal “gabimin” ish-zëdhënëses, e ndëshkon se “përhapi”...

Propaganda ruse | Zelensky s’ia fal “gabimin” ish-zëdhënëses, e ndëshkon se “përhapi” rrenat e armikut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vendosur sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij, Yuliia Mendel, duke e përfshirë në një listë prej 10 shtetasish ukrainasë dhe rusë të sanksionuar nga Kievi.

Sipas Reuters, autoritetet ukrainase i akuzojnë të sanksionuarit për përhapje të propagandës dhe dezinformatave ruse. Masat, të miratuara më 13 shtator, do të jenë në fuqi për 10 vjet dhe përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe kufizime tregtare.

Mendel, 40-vjeçare, ishte zëdhënëse e Zelenskyt nga viti 2019 deri më 2021. Ajo është bërë kritike ndaj administratës së tij, veçanërisht pas skandaleve të korrupsionit që prekën disa persona nga rrethi i presidentit.

Përveç individëve, paketa e re përfshin edhe 20 anije të lidhura me atë që Ukraina e quan “flota në hije” e Rusisë, si dhe 29 shtetas dhe 29 kompani ruse që Kievi i lidh me industrinë ushtarake dhe furnizimin për prodhimin e raketave e dronëve.

Mendel ka reaguar ndaj vendimit, duke i cilësuar sanksionet ndaj saj si antikushtetuese dhe të motivuara politikisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT