Mjeku Donjet Bislimi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional dhe akademik, duke mbrojtur me sukses doktoratën në Universitetin “Comenius” të Bratisllavës.
Me prejardhje nga Prekazi, i lindur në Gjermani dhe prej vitesh i lidhur me Mitrovicën, Bislimi tashmë mban titullin Dr. Donjet Bislimi, MD, PhD, si specialist i Shëndetësisë Publike.
Rrugëtimi i tij akademik është ndërtuar ndër vite, duke përfshirë gjashtë vite studime në Mjekësi, katër vite specializim në Shëndetësi Publike, trajnime në Epidemiologji të Terrenit dhe katër vite studime doktorale.
Pas mbrojtjes së doktoratës, Bislimi ka ndarë emocionet e tij për këtë arritje, duke ia dedikuar suksesin familjes së tij dhe duke theksuar se misioni për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve do të vazhdojë.
“Një kapitull i rëndësishëm përmbyllet sot dhe misioni vazhdon”, ka shkruar ai.
Për më shumë se një dekadë, Donjet Bislimi i është përkushtuar profesionit dhe shërbimit publik, ndërsa titulli i doktorit të shkencave i shtohet një karriere të ndërtuar me punë, përkushtim dhe arritje akademike.

Të Tjera nga Shëndetësi
Të fundit nga IndeksOnline
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,’script’,’https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘1418914601497903’); // Insert your pixel ID here.
fbq(‘track’, ‘PageView’);




