Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeNga 3 u bë 4: Qeverisë Kurti i ndryshoi vetëm numri, kabineti...

Nga 3 u bë 4: Qeverisë Kurti i ndryshoi vetëm numri, kabineti “restart”

3-shi u bë 4-sh. Por lista e kabinetit mbeti e njëjtë.

Qeveria Kurti 4 është votuar në Kuvendin e Kosovës me 62 vota për.

Tetë deputetë votuan kundër.

Asnjë deputet nuk abstenoi.

Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga të njëjtët emra që ishin pjesë e Qeverisë Kurti 3.

Glauk Konjufca vazhdon si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Donika Gërvalla mbetet zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë.

Fikrim Damka vazhdon si zëvendëskryeministër i tretë.

Hekuran Murati mbetet ministër i Financave, ndërsa Ejup Maqedonci në Mbrojtje dhe Xhelal Sveçla në Punë të Brendshme.

Në kabinet vazhdojnë edhe Arben Vitia, Hajrulla Çeku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Blerim Gashani, Fitore Pacolli, Armend Muja, Mimoza Kusari, Dimal Basha, Artane Rizvanolli, Nenad Rashiq dhe Rasim Demiri.

Edhe Andin Hoti dhe Lulzon Jakxhiu janë pjesë e kabinetit të ri.

Ndryshimi në emërtim është i qartë.

Qeveria e kaluar ishte Kurti 3.

Tash është Kurti 4.

Por ekipi qeverisës mbetet i njëjtë.

Qeveria mori 62 vota për, ndërsa kundër votuan tetë deputetët e Listës Serbe.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk morën pjesë në votim.

Përveç bojkotimit të seancës, PDK-ja dhe AAK-ja kanë paralajmëruar edhe hapin e radhës.

Të dyja partitë pritet ta kundërshtojnë në Gjykatën Kushtetuese formimin e Qeverisë, të cilin e konsiderojnë jokushtetues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT