Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeZelensky thotë gjëra të papranueshme, e qartë rënia e përkrahjesSinjali

Zelensky thotë gjëra të papranueshme, e qartë rënia e përkrahjesSinjali

Kremlini tha të enjten se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë komente “të papranueshme” për udhëheqës të tjerë botërorë, pasi Zelensky e akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump, se po jeton në një “fluskë dezinformimi”.

Zelensky gjithashtu e cilësoi si të pavërtetë pretendimin e Trumpit se presidenti ukrainas gjoja gëzon vetëm 4 për qind mbështetje në mesin e popullit ukrainas, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kur u pyet për komentet e Zelenskyt, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të enjten para gazetarëve tha: “Retorika e Zelenskyt dhe e shumë përfaqësuesve të regjimit të Kievit lë shumë për të dëshiruar. Fakti që përkrahja për Zelenskyn është duke rënë është një trend absolutisht i qartë.”

Peskovi tha se nuk dëshiron hyjë në hollësi me shifra, kur bëhet fjalë për popullaritetin e Zelenskyt, i cili, sipas sondazheve, qëndron në nivelin mbi 50 për qind.

“Shpesh, përfaqësues të regjimit ukrainas, sidomos në muajt e fundit, e lejojnë veten që të thonë gjëra absolutisht të papranueshme për krerët e shteteve të tjera. Natyrisht, për shumë krerë shtetesh për të cilët bëhen deklaratat e tilla, kjo është absolutisht e papranueshme” – tha më tej zëdhënësi i Kremlinit.

“Ne shohim që ka dallime të caktuara mes Uashingtonit e Kievit” – shtoi ai, duke e akuzuar Ukrainën për shpenzim të parave të taksapaguesve të huaj në mënyrë të pakontrolluar dhe se po u reziston përpjekjeve për t’u mbajtur përgjegjëse për fondet e shpenzuara në të kaluarën.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT