Kryetari i Drenasit, Ramiza Lladrovci është takuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Njoftimin për këtë takim e bëri të ditur Lladrovci përmes një statusi në Facebook ku tha se nuk janë takuar moti për të diskutuar rreth sfidave politike.
“Moti nuk jemi takuar për të diskutuar me Fatmirin rreth sfidave në politikë.Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë. Në lirinë e Kosovës që na bashkon, kishte fushata agresive dhe kishim fërkime të cilat riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj.
“Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes. Do situata harrohen shpejtë e disa duhet harruar për shkak të rrethanave edhe më shpejtë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.


