Në ngjarjen më të rëndësishme evropiane për obezitetin, ECO2026 (Kongresi i 33-të i European Association for the Study of Obesity), Kosova po shkëlqen jo vetëm me prezantimin e punimit shkencor, por edhe me një arritje të madhe.
Venera Berisha-Muharremi e ka njoftuar kryetarin e kësaj organizate, Prof. Volkan Yumuk, për themelimin e SHOQATËS KOSOVARE PËR OBEZITET.

“Në ngjarjen më të rëndësishme evropiane për obezitetin, ECO2026 (Kongresi i 33-të i European Association for the Study of Obesity), Kosova po shkëlqen jo vetëm me prezantimin e punimit tonë shkencor, por edhe me një arritje të madhe!
Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të njoftoj zyrtarisht Kryetarin e kësaj organizate, mikun tim Prof. Volkan Yumuk, për themelimin e SHOQATËS KOSOVARE PËR OBEZITET (SHKO), ku kam përgjegjësinë dhe privilegjin të ushtroj detyrën e Kryetares.
Çfarë po vjen?
Direkt nga Stambolli, ndajmë dhe lajmin:
Shumë shpejt Kosova do të bëhet pjesë zyrtare e kësaj familjeje gjigante evropiane! Synimi ynë është i qartë:
- Avancim shkencor e profesional në fushën e obezitetit.
- Ndikim direkt në përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë.
- Rrjetëzim i mjekëve tanë me elitën evropiane” shkruan Berisha-Muharremi në njoftim.


