Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është takuar me ministrin e tij të jashtëm, në një moment kur Kievi thotë se ka të dhëna të reja të inteligjencës për situatën e sigurisë.
Zelenskyy deklaroi se Ukraina posedon informacione që tregojnë se Rusia po përgatitet për një “sulm të ri masiv”.
Sipas tij, është me rëndësi që të gjithë partnerët e Ukrainës të jenë të informuar për zhvillimet, duke theksuar se Rusia vazhdon të mbështetet te raketat dhe te vazhdimi i luftës, e jo te hapat diplomatikë.
“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë çfarë po ndodh dhe se Rusia vazhdon të mbështetet te raketat dhe më tej në luftë, jo në hapa diplomatikë,” citohet të ketë thënë Zelenskyy.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


