Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNgjarje e rëndë në Prizren: 64-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, dera...

Ngjarje e rëndë në Prizren: 64-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, dera u hap me forcë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete brenda banesës ku jetonte, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Ajshe Ahmeti-Idrizi, e lindur në vitin 1962, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj tashmë po hetohen nga Policia dhe Prokuroria.

Rasti është zbuluar pasi një person që kishte nën mbikëqyrje banesën është shqetësuar për faktin se gruaja nuk po përgjigjej dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Patrulla policore ka dalë në adresën e raportuar, në rrugën “William Walker”. Meqë nuk kishte çelës për të hyrë brenda, dera e banesës në katin e gjashtë është hapur me forcë, ndërsa brenda është gjetur 64-vjeçarja pa shenja të dukshme jete.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Emergjencës dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen.

Rasti ka aktivizuar njësitë përkatëse të Policisë, përfshirë hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në këtë fazë nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT