Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione në komunën e Zubin Potok janë zbuluar dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të dyshuara ilegale.
Sipas njoftimit, në fshatin Paljevo janë gjetur pushkë, fishekë dhe uniformë ushtarake, ndërsa në një shtëpi të braktisur janë sekuestruar armë automatike, granata dore, municion dhe mjete të tjera luftarake.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, e cila ka iniciuar rastin për mbajtje të paautorizuar të armëve.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe raportim të informacioneve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


