Avokati Besnik R. Berisha ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kishin alternativë tjetër përveç votimit për themelimin e Gjykatës Speciale.
Duke folur në një emision televiziv, Berisha tha se këtë përfundim e mbështet edhe në incizimet që i ruan në arkivin e tij nga koha kur ishte pjesë e kabinetit.
“Po e nënvizoj: nuk kanë pasur alternativë tjetër. Mbrëmë i dëgjova incizimet që i ruaj në arkivin tim, nga koha kur kam qenë në kabinet. Ka qenë urdhër për themelimin e Gjykatës Speciale”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se UÇK-ja është e pastër, ndërsa foli edhe për dilemat nëse institucionet e Kosovës kanë mundur të vepronin ndryshe në kohën kur është votuar themelimi i Speciales.
“UÇK-ja është e pastër. Kushdo që ka pasur dilema nëse institucionet kanë mundur të veprojnë ndryshe, duhet ta dijë se nuk kanë pasur alternativë tjetër përveç votimit”, tha Berisha.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


