Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeA mund t’i falë presidenti i Kosovës katër të dënuarit nga Specialja?...

A mund t’i falë presidenti i Kosovës katër të dënuarit nga Specialja? Përgjigjet avokati Besnik R. Berisha

Avokati Besnik R. Berisha ka deklaruar se presidenti i Kosovës nuk mund t’i falë katër të dënuarit nga Gjykata Speciale, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos përfshihen në dhunë.

Gjatë një emisioni televiziv, Berisha iu përgjigj negativisht pyetjes për mundësinë e faljes nga kreu i shtetit. Ai theksoi gjithashtu se vendimi nuk duhet marrë si përfundimtar, duke u shprehur se politika ndëshkimore nëpër tribunale mund të ndryshojë.

Duke folur për gjyqtarin Charles Smith, Berisha tha se nuk e kishte njohur personalisht, por kishte lexuar për punën e tij. Sipas avokatit, Smith nuk përfaqëson fjalën e fundit në këtë proces.

Berisha theksoi se strategjia e mbrojtjes mbetet e përqendruar te përgjegjësia individuale dhe jo kolektive.

Ai u ndal edhe te rasti i Behajdin Allqit, duke thënë se është e rëndësishme që familja e tij të marrë drejtësi, por që drejtësi të ketë edhe për të akuzuarit. Sipas Berishës, nëse ata nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë formë në vrasje, zhdukje apo rrëmbime, nuk meritojnë të dënohen.

Në fund, avokati apeloi që protestat të mbeten paqësore. Ai kërkoi nga qytetarët të shmangin dhunën dhe të tregojnë kujdes ndaj thirrjeve për anarki.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT