Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeProtestat kundër verdiktit të Speciales, avokati Berisha u bën thirrje qytetarëve: Protestoni...

Protestat kundër verdiktit të Speciales, avokati Berisha u bën thirrje qytetarëve: Protestoni paqësisht

Avokati Besnik R. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në sheshe dhe rrugë për të shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin e tyre pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar qytetarët që të shmangin dhunën, thirrjet për anarki dhe veprimet që, sipas tij, mund të ndikojnë në fatin e mëtejshëm të të akuzuarve që ndodhen në Hagë.

“Unë do të bëja thirrja cdo qytetari të Kosovës që ia mësyjnë shesheve rrugëve qyteteve brenda apo jashtëpër protestu e shpreh pakënaqësi zemërim e jo vetëm, amani ju koftë mbajneni paqësishtë atë protestë, shprehhni zemërimin zemërimin e mllefin e çkado që keni, por kujdes nga dhuna kujdes nga thirrjet që flasin për anarki, kujdes nga thirrrjet që flasin për jodrejtësi, vetëm se dikush është pjesë e historisë , përshkak se rrezikojmë që edhe në rastët më tragjike të familjarëve të të akzuarve akoma në Hagë që mos ti lëshojënë Kosovë përshkak se i konsideron si mundesi e dështuar e kontrollit të situatës.”, tha ai në Kanal10.

Berisha ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së prezumohen të pafajshëm dhe se deklaratat dhe veprimet e qytetarëve mund të kenë rëndësi për zhvillimet e mëtejshme në procesin gjyqësor.

“Mos të harrojmë se ata njerëz prezumohen të pafajshëm veprimet apo mosveprimet tona, thirrjet tona në studio apo në rrugë kanë shumë rëndësi për fatin e tyre të metëjmë ne drejtësi.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT