Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e detyrës së drejtorit.
Këtë funksion do ta ushtrojë Zana Spahiu, e cila edhe më herët e kishte mbajtur këtë pozitë.
Ajo, në televizionin publik e kishte mbajtur edhe pozitën e udhëheqëses së Zyrës Ligjore.


