James Rodriguez mund të rikthehet në futbollin italian, por këtë herë jo në Serie A. Fantazisti kolumbian është në bisedime të avancuara me Avellinon, klub që garon në Serie B.
Sipas të përditshmes “Marca”, 33-vjeçari, i cili aktualisht është pa klub, ndodhet shumë pranë transferimit te skuadra italiane. Trajneri i Avellinos, Alessandro Nesta, ka zhvilluar kontakte direkte me ish-yllin e Real Madridit për t’i prezantuar projektin e klubit.
Avellino i ka ofruar Rodriguezit një kontratë njëvjeçare, me pagë prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja do të përmbajë edhe një opsion rinovimi në rast të ngjitjes së skuadrës në Serie A.
Për kolumbianin, i cili synon të mbajë formën fizike në prag të Copa America, një kalim në Serie B do të ishte një lëvizje mjaft e bujshme.
Më herët, Rodriguez ishte lidhur me transferime të mundshme te Napoli dhe Lazio, por negociatat me të dy klubet nuk u konkretizuan.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e transferimit të kolumbianit, presidenti i Avellinos, Angelo Antonio D’Agostino, ka dhënë një përgjigje diplomatike.
Ai ka thënë se nuk e beson një mundësi të tillë, por ka lënë të hapur derën për zhvillime të reja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


