Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportYlli po e mposht Trepçën, përjashtohet Drilon Hajrizi

Ylli po e mposht Trepçën, përjashtohet Drilon Hajrizi

Golden Eagle Ylli e nisi mbarë çerekun e parë në balllafaqim me Trepçën, në kryendeshjen e xhiros së 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

24:20 në të mirë të suharekasëve u mbyll 10 minutëshi fillestar në palestren “13 Qershori”, raporton Klankosova.tv.

Fraksioni i dytë nisi me një dominim të mitrovicasëve, por që shpejtë e morën vetën edhe vendasit, duke e përfunduar sërish në të mirë të tyre.

Në mes të këtij çereku, basketbollisti Drilon Hajrizi, i pakënaqur me një vendim të gjyqtarëve, reagon ashpër ndaj tyre, çka bëri që referët ta përjashtojnë nga loja.

Momenti kur Drilon Hajrizi përjashtohet nga gjyqtarët

Skuadrat në pushim shkuan me rezultat 46:37.

Kjo super ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 4 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

The post Ylli po e mposht Trepçën, përjashtohet Drilon Hajrizi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT