Sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq, është “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës.
Çmimi atij iu nda nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Vlerësimi u bë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Shyqeri Salihu, Enver Prapashtica dhe Vllaznim Visoka.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e njëzet t’i takojë Jaroviqit, i cili arriti që me golat e tij ta dërgojë skuadrën e tij në avantazh dy herë dhe të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e tij, SC Gjilani, në ndeshjen kundër kampionit aktual, FC Ballkani, të cilën e fituan me rezultat 2:1.
Pasi e mori këtë epitet, ai u shpreh i lumtur.
“Jam shumë i lumtur për shpërblimin personal, por në radhë të parë për ekipin, sepse kemi pasur një javë të vështirë. E nisëm mirë. Patëm pak fat dhe menduam se do të shkonte gjithçka mirë. Humbëm kupën dhe pastaj ishte edhe më e rëndësishme të fitonim kundër Ballkanit. Tani kemi dy fitore në kampionat dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu”, tha Jaroviq transmeton Klankosova.tv
“Dua të falënderoj ekipin sepse bëmë një punë shumë të mirë. Qëndruam të bashkuar gjithë ekipi. Gjithashtu falënderime për trajnerët, të cilët na mbajtën pozitivë, sepse në këto situata nuk është gjithmonë e lehtë të rikthehesh më i fortë. Sidomos kundër Ballkanit, kampionit aktual. Mendoj se tani jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë me rezultate pozitive në kampionat”, theksoi ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


