Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti për kërkesën e LDK-së për presidentin: Nëse gjallojnë “super ambiciet”, s’mbajmë...

Kurti për kërkesën e LDK-së për presidentin: Nëse gjallojnë “super ambiciet”, s’mbajmë zgjedhje por takohemi si liderë fisesh

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që kjo parti ta marrë pozitën e presidentit të vendit.

Kurti ka thënë se kërkesat për pozita shtetërore duhet të jenë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk mund të ketë një devijim të tillë nga vullneti i qytetarëve.

Ai ka deklaruar se, nëse ekzistojnë ambicie të tilla për ndarjen e pozitave, atëherë nuk do të kishte nevojë të mbaheshin zgjedhje, por liderët politikë do të mund të takoheshin dhe të ndanin pushtetin mes tyre.

“Fituesi i zgjedhjeve është fitues i jashtëzakonshëm. Në këtë situatë e kemi të pamundur të bëjmë marrëveshje që e deformon rezultatin zgjedhor. Por nëse në skenën tonë gjallojnë super ambiciet, atëherë s’mbajmë zgjedhje fare, edhe takohemi si liderë fisesh në oda të burrave”, ka thënë Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT