Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeRamadani: VV nuk i ka 61 vota për Kryetar Kuvendi, arsyet tjera...

Ramadani: VV nuk i ka 61 vota për Kryetar Kuvendi, arsyet tjera janë kamuflim

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Në një reagim në Facebook, Ramadani ka thënë se mungesa e 61 votave është arsyeja e vërtetë pse VV nuk po propozon kandidat për këtë pozitë.

“VV nuk i ka 61 vota për Kryetar Kuvendi. Kjo duket që është arsyeja e vërtetë pse po e saboton shtetin dhe nuk po propozon kandidat. Rrezikon ta shkelë Kushtetutën veç mos të merret vesh nga populli se nuk i ka 61 deputetë. Arsyet tjera i kanë veç kamuflim”, ka shkruar Ramadani.

Sipas deputetit të Aleancës, arsyetimet e tjera të paraqitura nga VV për mosvazhdimin e procesit janë vetëm mënyrë për të fshehur mungesën e shumicës së nevojshme parlamentare./Klankosova.tv

;

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT