Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKonfirmohen mbetje mortore në lokacionin e tretë të dyshuar për varrezë masive...

Konfirmohen mbetje mortore në lokacionin e tretë të dyshuar për varrezë masive në Zubin Potok

Është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varrezë masive në komunën e Zubin Potokut.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë të përbashkët për media mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, u tha në komunikatën e përbashkët mes PSRK-së dhe PK-së.

Këto dy institucione thonë se mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional. /Klankosova.tv

Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT