Kandidati për deputet nga radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se nevoja është që LDK-ja ta udhëheq shtetin.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe sondazhin nga UBO, duke thënë se nuk e tregon gjendjen reale.
Xhaferi gjithashtu u shpreh se “UBO ia ka huqë në shumë sondazhe në të kaluarën”.
“Unë jam shumë i bindur, nuk është qejf, është nevojë, në këtë periudhë që jemi, nevoja është që LDK-ja ta udhëheq shtetin, realisht kujtoj që në çdo periudhë kur LDK-ja ka qenë pjesë e Qeverisë, ka pasur situatë normale, në kuptim edhe të politikave të jashtme, në kuptim të zhvillimit ekonomik, në kuptim të zhvillimeve kapitale dhe në çdo formë ka pasur situata të mira, të cilat i kanë ardhur këtij vendi”.
“UBO ia ka huqë në shumë sondazhe, të cilat kanë qenë pjesë e sondazheve të kaluara. S’mund të flas për sondazhe të cilat për mua, nuk janë sondazhe të cilat e tregojnë një gjendje reale”, u shpreh ai./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


