Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka dërguar ftesë paritve për takime.
Në media raportohet se takimet lidhen me konsultimet për formimin e institucioneve.
Se ftesa ka arritur në adresë të Partisë Demokratike, kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga një burim brenda kësaj partie.
“Po, kemi pranuar ftesë. Por, ende s’kemi përgjigje”, tha ky burim për Klankosova.tv.
Ftesën për takim Klan Kosovës ia konfirmuan edhe nga Aleanca, derisa as kjo parti nuk ka përgjigje për këtë.
Kurse, ende LDK-ja akoma se ka pranuar ftesë për takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.


