Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizWalker: Serbia po tregohet vigjilente, Kosova nuk po bën sa duhet për...

Walker: Serbia po tregohet vigjilente, Kosova nuk po bën sa duhet për të kërkuar drejtësi

Ambasadori William Walker gjatë vizitës në shtëpinë ku u krye Masakra e Poklekut u tha të mbijetuarve se nuk është bërë sa duhet për të sjellë drejtësi për këto raste, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Kosova i posedon emrat e komandantëve serbë, njësitet e plot dokumentime të tjera.

Walkeri deklaroi se serbët po mbajnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe të tjerët, në Hagë që disa vite vetëm që t’i zbardhin dyshimet që kanë, duke u treguar më vigjilentë, teksa tha që kosovarët duhet të bëjnë më shumë për drejtësinë bashkë me organizatat joqeveritare e ndërkombëtare sepse krimet që janë kryer në Kosovë janë shumë të rënda pasi është kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT